Asset Publisher

kontribute per aktivitetet

15 Vjet KAS në Kosovë

Më 15 qershor 2022, Fondacioni Konrad Adenauer në Kosovë festoi 15 vjetorin e themelimit

Asset Publisher

Bitte klicken Sie hier, um die Inhalte anzuzeigen.
Oder passen Sie Ihre Cookie-Einstellungen unter Datenschutz an.

Në qershor 2007, Fondacioni Konrad Adenauer hapi zyren në Prishtinë, kështu që Fondacioni filloi aktivitetet një vit para krijimit zyrtar të shtetit. Shumëçka është arritur që atëherë: më shumë se 200 të reja e të rinjë kosovarë kanë përfituar bursë, është mbështetur krijimi i strukturave shtetërore efikase e demokratike dhe Fondacioni Konrad Adenauer në Kosovë ka dhënë gjithashtu kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit në fushën e ekonomisë, si për shembull me Manualin për Investitorë të Huaj. Sidoqoftë, politikisht, shumë sfida mbesin për t'u përballuar, sepse ende jo të gjitha shtetet e BE-së dhe të NATO-s e njohin pavarësinë e vendit dhe Serbia, e cilla Kosovën ende e sheh si territor kombëtar, gjithashtu refuzon përparimin në këtë aspekt. Dialogu duhet të vazhdoi nga të dy anët, sepse konfliktet e ngrira dhe të hapura në Ballkanin Perëndimor po ngadalsojnë zhvillimin e shteteve dhe të standardit më të mirë të jetës për qytetarët.  Përveç kësaj, ato janë porta për vendet dhe aktorët që duan të shtyjnë një rend të ri botëror përmes ideve të tyre agresive, të cilat shkelin ligjin ndërkombëtar. Prandaj është e rëndësishme, pikërisht për shkak të së kaluarës së vështirë me tipare pjesërisht gjenocidale, të shikojmë përpara dhe të kërkojmë dialog në frymën e vlerave evropiane. KAS mund të llogarisë në shumë miq dhe partnerë, veçanërisht në partinë anëtare të EPP-së, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kosova i përket Evropës dhe Gjermania dhe Fondacioni Konrad-Adenauer do t'i qëndrojnë gjithmonë në krah dhe në veçanti do të përpiqen t'i bindin partnerët me dyshime për njohjen e pavarësisë si dhe dhënien e liberalizimit të vizave nga BE.

Në ceremoninë për nder të përvjetorit KAS mundi të shikoj prapa në 15 vitet e sukseshme të punës në Kosovë. Festimi filloi me fjalën hapëse të drejtorit të zyrës në Kosovë, z. Daniel BRAUN, i cili hapi ceremoninë duke përshëndetur mysafirët tanë dhe duke dhënë një pasqyrë të 15 viteve të fundit. Kjo u pasua me fjalimin e Dr. Hans-Gert PÖTTERING, ish-kryetar i Parlamentit Evropian, ish-president i KAS, tani Përfaqësues për Çështje Evropiane i Fondacionit Konrad Adenauer. Në fjalën e tij Dr. Pöttering ndër të tjera theksoi miqësinë dhe partneritetin e vyer ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës dhe shikonte para një të ardhme evropiane të Kosovës. Ambasadori gjerman në Kosovë z. Jörn ROHDE foli për angazhimin e KAS në promovimin e demokracisë, ekonomisë sociale të tregut dhe vlerave evropiane në Kosovë. Ndërsa, Dr. Lumir ABDIXHIKU, kryetar i LDK-së, vlerësoi dhe lavdëroi bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet KAS-it dhe LDK-së. Fjalën e tij e ndoqi deputeti i Bundestagut Gjerman z. Volkmar KLEIN i cili iu drejtua ceremonisë duke theksuar ndër të tjera rëndësinë e shkëmbimit ekonomik ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës. Dhe në fund duke folur në emër të rrjetit tonë të madh të Alumnive Dr. Jehona LUSHAKU, foli për programin e bursave të KAS-it dhe mënyrat se si programi dhe KAS në përgjithësi kanë ndihmuar në formësimin e karrierës e saj.

Gjatë mbrëmjes, më shumë se 150 të ftuar, shumë prej të cilëve ishin deputetë dhe ish anëtarë të qeverisë, partnerë dhe përfaqësues ndërkombëtarë, biseduan me njëri-tjetrin dhe shprehën mirënjohjen e tyre për punën e Fondacionit Konrad Adenauer në Kosovë.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher