Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Kampi Rinor mbi Inteligjencën Artificiale dhe Demokracinë

17–19 Tetor 2025, Suharekë

Fondacioni Konrad-Adenauer dhe Democracy+ organizuan një kamp treditor për të rinjtë, ku u trajtua ndikimi i inteligjencës artificiale, teknologjive digjitale dhe komunikimit online në demokraci, zgjedhje dhe pjesëmarrje qytetare. Përmes ligjëratave, punëtorive dhe aktiviteteve interaktive, pjesëmarrësit analizuan rreziqet dhe mundësitë që IA sjell për sistemet demokratike.

Asset Publisher

Shpërndaj

Nga 17 deri më 19 tetor 2025, Fondacioni Konrad-Adenauer (KAS) në bashkëpunim me Democracy+ (D+) organizoi “Kampin Rinor mbi Inteligjencën Artificiale dhe Demokracinë” në Hotel Solid, Suharekë. Kampi mblodhi të rinj nga i gjithë Kosova për të kuptuar transformimin e demokracisë në epokën digjitale, sfidat e IA-së dhe mundësitë e reja për inovacion etik dhe aktivizëm qytetar.

Kampi filloi me fjalët hyrëse të Granit Tërnavës (KAS) dhe Valmir Ismailit (D+).

Sesioni i parë, Demokracia në tranzicion – nga hapësira qytetare në hapësirën digjitale, i udhëhequr nga Bernard Zeneli, analizoi kalimin nga politikat tradicionale tek mobilizimi përmes rrjeteve sociale, rritjen e algoritmeve dhe krizën e debatit të bazuar në fakte.

Pas drekës, Prof. Alfred Marleku mbajti ligjëratën kryesore E ardhmja e demokracisë në epokën e emocioneve digjitale, duke shpjeguar se si rrjetet digjitale, algoritmet dhe komunikimi emocional ndikojnë në pjesëmarrjen qytetare dhe në strukturat e pushtetit. Më pas vijoi sesioni Autoritarizmi i Ri – kaosi i organizuar dhe kontrolli digjital, një analizë me raste konkrete e udhëhequr nga Zeneli. Mbrëmja përfundoi me aktivitetin e hapur Kafeneja e Ideve – “Gjenerata ime dhe Demokracia”.

Dita e dytë filloi me përmbledhjen e ditës së parë, e ndjekur nga fokusimi në IA. Prof. Blerton Abazi mbajti sesionin Çfarë është Inteligjenca Artificiale?, duke ofruar shembuj praktikë dhe aplikime të IA-së në jetën e përditshme. Pas pushimit, Rina Mehana udhëhoqi debatin IA dhe vlerat demokratike – transparenca, drejtësia dhe rreziqet etike, të shoqëruar me raste studimore.

Pas drekës, Visar Prebreza zhvilloi punëtorinë E vërteta në epokën e deepfake, duke analizuar raste reale të dezinformimit të prodhuar nga IA. Më tej, Labinot Leposhtica prezantoi sesionin Të Drejtat Digjitale dhe Rregullimi i IA-së, që trajtoi privatësinë, mbrojtjen e të dhënave dhe ndikimin e Aktit të BE-së për IA. Mbrëmja vazhdoi me aktivitetin social Darkë & Dialog – Liritë Digjitale dhe kuizin interaktiv.

Dita e tretë hapi me sesionin e Albert Krasniqit, IA dhe Zgjedhjet – një fushëbetejë e re demokratike, duke trajtuar mikro-targetimin, ndikimin algoritmik dhe përdorimin e deepfake-ve në fushata. Pas pushimit, Bernard Zeneli udhëhoqi sesionin Nga kampi në angazhim ndërkombëtar – Shkëmbimet Virtuale Erasmus+, ku pjesëmarrësit u njohën me mundësitë e bashkëpunimit evropian përmes platformave digjitale.

Kampi u mbyll me reflektimin përfundimtar, ndarjen e certifikatave dhe aktivitetin kreativ “Pema e Demokracisë dhe IA”.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher