Titujt

"Axhenda e konektivitetit dhe dobësitë strukturore të vendeve kandidate të BE-së "

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) prezanton raportin e 5-të "Axhenda e konektivitetit dhe dobësitë strukturore të vendeve kandidate të BE-së ".

Ky botim vjen si rezultat i punimeve të konferencës "Tirana Connectivity Forum 2019". Ai ofron propozime konkrete dhe të realizueshme në mënyrën se si projektet e mëdha të infrastrukturës së konektivitetit mund të ndihmojnë për të adresuar "dobësitë strukturore" të 6 vendeve të Evropës Juglindore (SEE6), dhe për të kontribuar në konvergjencën e tyre me BE-në. Nga ky këndvështrim, raporti është përqendruar në qeverisjen e mirë të SSE6 dhe fenomenit të "vullnetit politik".

Raporti u mbështet nga Fondacioni-Konrad-Adenauer, Fondacioni-Friedrich-Ebert dhe Fondacioni-Hanns-Seidel.