Fondacioni “Konrad Adenauer” dhe Instituti Shqiptar i Medias, organizuan më datë 14 Dhjetor 2010, në Hotel Rogner, një diskutim në tryezë të rrumbullakët, për të diskutuar mbi çështjen e liberalizimit të vizave dhe rolin e medias. Pjesëmarrësit kryesorë në panel ishin: z. Harald Schindler nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, znj. Ilda Zhulali, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Remzi Lani, drejtor i Institutit të Medias dhe z. Gledis Gjipali, kreu i "Lëvizjes Europiane së Shqipërisë". Të ftuar ishin gjithashtu edhe një numër i konsiderushëm gazetarësh, kryeredaktorësh dhe redaktorësh të gazetave më të mëdha në vend.
Shtetasit shqiptarë, të cilët poseojnë një pasaportë biometrike, duke filluar nga data 15 dhjetor 2010 mund të udhëtojnë tashmë pa viza drejt zonës Shengen.
Parë nga kjo perspektivë, seminari ishte i dobishëm për shkak se mediat kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për përfundimin e këtij procesi dhe do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në informimin e qytetarëve në lidhje me kushtet e lëvizjes së lirë brenda BE-së.
Si pjesë e liberalizimit të vizave, mediat në Shqipëri përbëjnë një potencial të nevojshëm për qytetarët shqiptarë dhe pajisjen e tyre me informacione të rëndësishme, duke i bërë ata përgjegjës për respektimin e rregullave. Mediat shqiptare kanë zhvilluar edhe kundër qeverisë një presion pozitiv në mënyrë që të përshpejtoheshin hapat që duhet të ndiqeshin për heqjen e regjimit të vizave.
Në këtë seminar u diskutuan shumë probleme në lidhje me liberalizimin e vizave, siç ishin për shembull: çështja e romëve, dëshmia mbi mjetet e mjaftueshme financiare gjatë kontrollit kufitar, problemi i gjakmarrjes në Shqipërinë veriore dhe politika e azilit të BE-së. Për këtë qëllim, kreu i Fondacionit CIVITAS ka informuar të pranishmit mbi projektin "Jeto me dinjitet".
Me liberalizimin e vizave si dhe takimin me median, është ndërmarrë një hap i rëndësishëm drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.