Asset Publisher

aktivitet

DITËT E KUJTESËS 2020

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) dhe Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) organizojnë në Tiranë, Shkodër dhe Gjirokastër në datat 13–20 shkurt 2020, edicionin e pestë të aktivitetit DITËT E KUJTESËS.

Asset Publisher

Details

Komunizmi shqiptar mbahet si një nga sistemet më represive në Europën Lindore duke u cilësuar shpesh si "regjim stalinist". Aktivitetet gjatë "Ditëve të Kujtesës", në bashkëpunim me aktorë të tjerë si ISKK, PEMC, AIDSSH, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, "kujto.al", ALBNA etj., synojnë ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare për pasojat e krimeve të dikaturës dhe forcimin e dialogut mbi të shkuarën përmes debateve, ekspozitave, konferencave ndërkombëtare, prezantimeve të librave, workshop-eve, vizita në vendet e kujtesës etj.

Në këtë kuadër, Fondacioni Konrad Adenauer organizon në bashkëpunim me partnerët e tij këto aktivitete:  

-“Dritë përtej errësirës” – Ekspozitë me materiale fotografike dhe historike mbi ateizmin shtetëror dhe persekutimin e klerit në Shqipëri gjatë diktaturës komuniste.

Data: 15 Shkurt, ora 11.00; Vendi: Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës, Shkodër

Kjo ekspozitë i kushtohet luftës kundër fesë, masave administrative që ndërmori shteti komunist në përballjen me të dhe gjithashtu propagandës së fortë dhe të egër, që shoqëroi jetën e shqiptarëve për 47 vjet. Po ashtu nëpërmjet kësaj ekspozite përkujtojmë të gjithë ato njerëz që u dënuan, vuajtën në burg, vdiqën në tortura apo që u ekzekutuan, vetëm për shkak të besimit dhe funksionit të tyre fetar. Një pjesë e rëndësishme i kushtohet edhe objekteve të kultit, të cilat u tjetërsuan apo u shkatërruan gjatë regjimit komunist, duke i shkaktuar një humbje të madhe trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore në Shqipëri.

-Prezantimi i librit me ilustrime „Kundër rrymës-një histori për Sabiha Kasimatin” si edhe prezantimin e Fjalortit Enciklopedik të Viktimave të Terrorit Komunist, V. IX

Data: 17 Shkurt, ora 10.00; Vendi: Hotel Rogner, Tiranë

Libri me ilustrime „Kundër rrymës-një histori për Sabiha Kasimatin”, i cili u drejtohet kryesisht fëmijëve dhe të rinjve, është një nismë e KAS dhe ISKK. Jeta e biologes dhe iktiologes Sabiha Kasimati tregohet përmes ilustrimeve nga perspektiva e peshqve, të cilët ajo i studioi aq intensivisht, gjë për të cilën ajo është kaq e vlerësuar sot. Ky libër ka si qëllim të ndihmojë lexuesit e rinj, të kuptojnë terrorin e regjimit komunist në Shqipëri, si dhe t’i vetëdijësojë ata, se krijimtaria në shkencë dhe në jetë mund të lulëzojë vetëm në liri.

-“Nuk harrojmë!” Akademi përkujtimore në ish burgun komunist në Kalanë e Gjirokastrës

Data: 19 Shkurt, ora 11.00; Vendi: Kalaja e Gjirokastrës

KAS dhe Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë organizojnë akademinë përkujtimore “Nuk Harrojmë! ”në nderim të martirëve antikomunistë dhe të burgosurve të burgut politik të diktaturës komuniste në Kalanë e Gjirokastrës.

Në këtë aktivitet do të vendoset një pllakë përkujtimore në hyrje të Kalasë Gjirokastër dhe do të zhvillohet një akademi përkujtimore në nderim të martirëve, ku ish të burgosur në këtë burg, familjarë të tyre, studiues, historianë etj, do të sjellin kujtimet e tyre dhe të dhëna të tjera historike për këtë burg.

-Video-prezantim i hartës së burgjeve dhe kampeve në komunizëm

Data: 20 Shkurt, ora 10.00; Vendi: Salla Konrad Adenauer, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Tiranë

Një udhëtim prej afërsisht 20 minutash në kampet e internimit, burgjet dhe kampet e punës së detyruar që shenjuan hartën e Shqipërisë për thuajse 47 vjet, gjatë periudhës komuniste. Një historik dhe përshkrim i gjallë i vendeve të dënimit, të dënuarit që vuajtën në to dhe ngjarjet që i tronditën.

Qëllimi i këtij video-prezantimi realizar nga kujto.al është të na njohë me përmasat e paimagjinueshme që kishte një vend i vogël si Shqipëria në hartën e saj të vuajtjeve.

 

Asset Publisher

shtoni në kalendar

vendtakim

Tiranë, Shkodër, Gjirokastër

kontakt

Klaudja Zerva

Klaudja Zerva bild

Koordinatore Projekti

Klaudja.Zerva@kas.de +355 4 22 66 525

Asset Publisher

Asset Publisher