Asset Publisher

Workshop

Sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit

Më 11 dhe 12 prill, Fondacioni Konrad Adenauer organizon në bashkëpunim me Qendrën Evropiane një workshop interaktiv me temë "Sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit" .

Asset Publisher

Details

Aktiviteti do të fillojë me një lojë të vogël parapërgatitore, gjatë së cilës nxënësit do të demonstrojnë njohuritë e tyre të mëparshme për BE-në. Më pas do të vijojnë dy prezantime të cilat do të shërbejnë për të kuptuar më mirë rolin e institucioneve më të rëndësishme të BE-së, si dhe detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria përsa i përket anëtarësimit në BE. Workshop-i do të përfundojë me prezantimet e punëve në grup të nxënësve.

Një broshurë e hartuar posaçërisht për këtë qëllim do t´u vijë në ndihmë nxënësve të kuptojnë të gjithë informacionin e nevojshëm rreth BE-së, në një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Përveç institucioneve të ndryshme të BE-së, broshura gjithashtu përfshin zhvillimet që ka bërë Shqipëria që nga viti 1991, ku politika e saj e jashtme pati një orientim themelor perëndimor e deri më sot. Përveç kësaj, tematizohet edhe hapja e mundshme e negociatave, konkretisht hapja e kapitujve të parë (kapitulli 23/24).

Një seri të tjera aktivitetesh më të njëjtën temë do të zhvillohen në shkolla të mesme në mbarë vendin.

Asset Publisher

shtoni në kalendar

vendtakim

Gjimnazi "Asim Vokshi", B. Curri dhe "Skenderbeu", Krume

kontakt

Klaudja Zerva

Klaudja Zerva bild

Koordinatore Projekti

Klaudja.Zerva@kas.de +355 4 22 66 525

Asset Publisher

Asset Publisher