Asset Publisher

Workshop

Sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit

Më 27 dhe 28 Maj, Fondacioni Konrad Adenauer organizon në bashkëpunim me Qendrën Evropiane një workshop interaktiv me temë "Sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit"

Asset Publisher

Details

Aktiviteti do të fillojë me një lojë të vogël parapërgatitore, gjatë së cilës nxënësit do të demonstrojnë njohuritë e tyre të mëparshme për BE-në. Më pas do të vijojnë dy prezantime të cilat do të shërbejnë për të kuptuar më mirë rolin e institucioneve më të rëndësishme të BE-së, si dhe detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria përsa i përket anëtarësimit në BE. Workshop-i do të përfundojë me prezantimet e punëve në grup të nxënësve.

Një broshurë e hartuar posaçërisht për këtë qëllim do t´u vijë në ndihmë nxënësve të kuptojnë të gjithë informacionin e nevojshëm rreth BE-së, në një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Përveç institucioneve të ndryshme të BE-së, broshura gjithashtu përfshin zhvillimet që ka bërë Shqipëria që nga viti 1991, ku politika e saj e jashtme pati një orientim themelor perëndimor e deri më sot. Përveç kësaj, tematizohet edhe hapja e mundshme e negociatave, konkretisht hapja e kapitujve të parë (kapitulli 23/24).

Asset Publisher

shtoni në kalendar

Asset Publisher

Asset Publisher