Asset Publisher

Workshop

Fuqizimi i rolit të grave në proçeset vendimmarrëse

Ky projekt i realizuar ne bashkëpunim me Qendrën Europiane ka si qëllim nxitjen e një aktivizmi konstruktiv politik e civil të rinisë, veçanërisht mes grave të reja në Shqipëri. Kjo përmes një serie workshopesh mbi demokracinë, barazinë gjinore, aktivizmin rinor dhe pjesëmarrjen në proçeset vendimmarrëse. Trajnimi i tretë do të zhvillohet më datë 5 maj me pjesëmarrëse nga qyteti i Korçës.

Asset Publisher

Details

Projekti synon të edukojë gra të reja nga pesë zona urbane dhe periferike në vend dhe është planifikuar të rastisë me zgjedhjet vendore 2019. Kësisoj përfitueset nga trajnimet do të jenë gra që do të votojnë për herë të parë, por edhe ato që kanë votuar në zgjedhje të mëparshme. Qëllimi kryesor është beteja ndaj pabarazisë gjinore dhe pjesëmarrja e grave të reja në proçeset vendimmarrëse për konsolidimin dhe funksionimin e demokracisë. Për këtë është përgatitur një broshurë e veçantë, e cila u drejtohet pjesëmarrëseve me një gjuhe të kuptueshme duke u shpjeguar rëndësinë e të qenurit pjesë e marrjes së vendimeve si dhe mbi mënjanimin e votimit familjar. Workshopi përqëndrohet tek e drejta e votës së pavarur e vetjake, barazia gjinore dhe funksionimi i institucioneve qeverisëse vendore.

Asset Publisher

shtoni në kalendar

vendtakim

Qendra Rinore, Korçë

folësit

  • Ina Xhepa
    • Elvin Gjevori
      kontakt

      Zheni Korçari

      Zheni Korcari

      Koordinatore Projekti

      Zheni.Korcari@kas.de +355 4 22 66 525

      Asset Publisher

      Asset Publisher