Asset Publisher

Diskutim

Rezoluta e Rinisë. Drejt një dialogu më efektiv. Përfaqësimi dhe pjesëmarrja e të rinjve në zgjedhjet vendore 2019

Bashkëpunim mes Fondacionit Konrad Adenauer dhe Kongresit Rinor Kombëtar

Kjo nismë është marrënga Kongresi Rinor Kombëtar me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer dhe ka për qëllim monitorimin e pjesëmarrjes dhe aktivizimin e të rinjve në zgjedhjet vendore 2019.

Asset Publisher

Details

Projekti do të zhvillohet në dy faza dhe do të shtrihet në tre bashki kryesore: Tiranë, Shkodër dhe Korçë. Në fazën para-elektorale do të grumbullohet informacion nëpërmjet anketimeve dhe tryezave të diskutimit mbi gatishmërinë për pjesëmarrjen në votime, njohuritë e të rinvje mbi njësitë e qeverisjes vendore dhe perceptimine tyre për partitë dhe forumet rinore politike. Kjo fazë do të shërbejë edhe për aktivizimin e të rinjve gjatë fushatës elektorale në grumbullimin e premtimeve, pyetjen ndaj kandidatëve për çështjet rinore etj.

Faza e dytë e projektit, është ajo pas-elektorale ku do të analizohen treguesit e pjesëmarrjes së të rinvje në votime, pjesëmarrjes në zgjedhje si kandidatë dhe si fitues në tre bashki, në Këshillat Bashkiakë të tyre dhe në programet zgjedhore të kandidatëve fitues, për të nxitur llogaridhënien dhe aktivizmin edhe pas zgjedhjes së tyre me votë.

Projekti do të ketë tre tryeza diskutimi në periudhën para-elektorale dhe katër aktivitete pas zgjedhjeve vendore, të cilat do të zhvillohen në tre bashkitë e përzgjedhura ku do të prezantohen dhe gjetjet e monitorimeve të grupit të punës.

Projekti do të përmbyllet me një raport të detajuar mbi gjetjet e të dyja fazave dhe do shërbejë si një bazë e mirë për qasjen krahsuese me proceset zgjedhore pasuese.

Asset Publisher

shtoni në kalendar

vendtakim

Qendra "Atelie", Shkodër

folësit

  • Dafina Peçi
    • Rigels Xhemollari
      kontakt

      Zheni Korçari

      Zheni Korcari

      Koordinatore Projekti

      Zheni.Korcari@kas.de +355 4 22 66 525

      Asset Publisher

      Asset Publisher