Asset Publisher

kontribute per aktivitetet

DITËT E KUJTESËS 2022

Klaudja Zerva

Edicioni i 7-të

DITËT E KUJTESËS është një aktivitet i përvitshëm që synon të mbajë gjallë debatin shoqëror dhe kujtesën mbi pasojat e regjimit komunist në Shqipëri. Ato janë ideuar dhe organizohen nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në partneritet me Fondacionin "Konrad Adenauer" (KAS), qysh prej tetorit të vitit 2016. Çdo vit ka një moto të caktuar. Fokusi i edicionit të 7-të u vendos te mitet mbi komunizmin që mbizotërojnë deri më sot.

Asset Publisher

Në Shqipëri, mitologjia komuniste ka gjetur dhe gjen akoma kushte të favorshme për të mbijetuar si pasojë e radikalitetit të theksuar të regjimit komunist për të transformuar kushtet socio-ekonomike e indoktrinimin ideologjik të shoqërisë, si dhe për shkak të mospërputhjes midis aspiratave dhe realitetit në një tranzicion postkomunist dhe dramatik të mbushur me kriza të rënda politike, ekonomike etj.

Në këtë kontekst, edicioni i 7-të i DITËVE TË KUJTESËS nën moton "Mitet komuniste në Shqipëri, para dhe pas ndryshimit të sistemit" synoi të hedhë dritë mbi një temë thelbësisht të rëndësishme, të gjerë dhe të pa studiuar.

Në kuadrin e  këtyre Ditëve, KAS organizoi në bashkëpunim me partnerët këto aktivitete: 

EKSPOZITË ME SKICA: JETA E PËRDITSHME NË BURGUN E SPAÇIT

Datë: 20 shkurt, 17:00, Vendi: Destil Creative Hub Tirana

Që prej vitit 1968, kur u ngrit për herë të parë, kampi i Spaçit u mendua si një vend ku të dënuarit politikë të regjimit komunist do të shfrytëzoheshin për të punuar në minierat e bakrit dhe piritit. Jeta e tyre në këtë kamp ishte e lidhur ngushtë më punën në minierë. Por si rridhnin ditët aty? Si ishin kushtet e jetesës dhe të punës? Ku flinin, si ushqeheshin, ku dhe si zhvilloheshin ritualet e jetës së vështirë në këtë kamp...
Tashmë , 3 dekada pas mbylljes së tij, kur koha po fshin pak nga pak shumë gjurmë jete aty, Fondacioni Konrad Adenauer dhe Kujto. al, realizuan këtë projekt që ndërthur artin me punën kërkimore dhe synon të memorizojë vizualisht ditët dhe veprimtarinë e të burgosurve aty, përmes një serie grafikash.

DISKUTIM: HISTORIA PËRMES DOKUMENTEVE –INDOKTRINIMI KOMUNIST NË KULTURË DHE ART

Datë: 21 shkurt, 11.00, Vendi: Instituti i Historisë 

Katër vëllimet “Dokumente mbi kulturën politike dhe indoktrinimin e shoqërisë nga shteti komunist shqiptar 1945-1990” janë ilustrimi më i mirë i mekanizmit të propagandës, frikës, censurës dhe dhunës mbi lirinë e mendimit në Shqipërinë komuniste. Në një sistem të bazuar mbi indoktrinimin nuk ka individë por kolektiv, nuk ka talent dhe frymëzim, por një sistem të përcaktuar mendimi dhe krijimi, nuk ka konkurrencë dhe vlerë, por një sistem emërimi në funksion të linjës politike zyrtare. Vëllimet janë përgatitur nga studiuesit Prof. Beqir Meta, Prof. Afrim Krasniqi dhe Dr. Hasan Bello nga Instituti i Historisë. Instituti i Historisë është angazhuar në vitet 2017-2021 me rrëfimin e historisë së Shqipërisë komuniste nëpërmjet
dokumenteve dhe fakteve. Vëllimet mbi indoktrinimin në kulturë dhe art janë pjesë e këtij angazhimi në bashkëpunim me Fondacionin “Konrad Adenauer”, i cili do të vijojë edhe në vitet në vazhdim.

EKSPOZITË: “TË PAÇLIRUARA: GRUAJA MIDIS PRODHIMIT DHE RIPRODHIMIT”

Datë: 22 shkurt, 17.00, Vendi Berk

Politikat e Shqipërisë socialiste pas Luftës II Botërore ishin përgjithësisht të frymëzuara nga modeli stalinist sovjetik. Modeli i politikës gjinore dhe, në veçanti, qëndrimi parti-shtet ndaj grave, kishte të njëjtin burim frymëzimi. Megjithatë, ky model nuk tregon përpjekje për të çliruar gruan, por
përfshirjen e saj në një mekanizëm prodhimi dhe riprodhimi. Emancipimi konsiderohet si një pajtim i qenësishëm me rikthimin e traditës, e cila ripropozohet nëpërmjet politikave të veçanta dhe artikujve të propagandës kulturore, dhe jo si shkëputje me të shkuarën. Kjo ekspozitë synoi të
demonstrojë mungesën e një qëndrimi çlirues feminist ndaj grave kundrejt diskursit zyrtar të manipulimit të lirisë së grave duke trajtuar një sërë çështjesh kritike.

DISKUTIM: “ISHIM MIRË ATËHERË?!” – NJË STUDIM PËR NOSTALGJINË POST-KOMUNISTE

Datë: 24 shkurt, 10.00, Vendi: Biblioteka Kombëtare, Tiranë

Një deputet i Kuvendit të ri të Shqipërisë i kërkoi publikut të marrë parasysh ‘të mirat’ e periudhës komuniste. Parlamenti i mëparshëm kishte në krye një ish-sekretar të Partisë Komuniste. Çdo tetor dhe nëntor një duzinë njerëzish demonstrojnë në Tiranë duke mbajtur portretet e Enver Hoxhës, diktatorit komunist. Ky është provokim politik apo nostalgji e pastër? A është ky mall për komunizmin apo ‘demencë sociale’? Si ta konsiderojmë dhe trajtojmë nostalgjinë postkomuniste? KAS dhe Politiko kanë përkthyer dhe botuar në shqip “Nostalgjia post-komuniste”,
një studim për mënyrën se si po përballen vendet ishkomuniste në Ballkan me tranzicionin social dhe politik. Si po e bën Shqipëria? Kjo temë u diskutua me një panel studiuesish dhe akademikësh.

Asset Publisher

personi i kontaktit

Klaudja Zerva

Klaudja Zerva bild

Koordinatore Projekti

Klaudja.Zerva@kas.de +355 4 22 66 525

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher

për këtë seri

Fondacioni Konrad-Adenauer, institucionet e saj arsimore, qendrat arsimore dhe zyrat në vendet e huaja, për çdo vit ofrojnë disa mijëra evenimente rreth temave të ndryshme. Rreth konferencave ekskluzive, rreth evenimenteve, simpoziumeve etj. ne për Ju raportojmë aktualisht dhe eksklusizisht në www.kas.de. Përveç përmbledhjes përmbajtësore, Ju këtu mund të gjeni edhe materiale të tjera si fotografi, dorëshkrime të fjalimeve, fragmente video ose audio.