Asset Publisher

Titujt

Sistemi ushqimor i Kosovës

Qëndrueshmëria e tij dhe politikat që mungojnë

Ky publikim analizon problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova drejt kalimit në një sistem të qëndrueshëm ushqimor. Është përgatitur në bashkëpunim me INDEP dhe disponohet në shqip dhe anglisht.

Asset Publisher

Konsumimi i përditshëm i shumë artikujve ushqimorë, konkretisht marrja e lëndëve ushqyese, e mbështesin funksionimin e organizmit. Në kultura të ndryshme, ushqimi dihet gjithashtu se i mbledh njerëzit rreth një tavoline të vetme si një mjet për ndërveprim shoqëror. Përveç të qenit një domosdoshmëri dhe një mjet për ndërveprim social, ushqimi është bërë gjithashtu një burim i të ardhurave për shumë anëtarë të komuniteteve në viset urbane dhe rurale. Por derisa këta artikuj ushqimorë të na shërbehen për konsum, ato i nënshtrohen një sistemi kompleks të referuar si sistemi ushqimor. Një sistem ushqimor përfshinë “zinxhirët e aktiviteteve të tregut dhe jo të tregut dhe akterët që e lidhin prodhimin e ushqimit, grumbullimin, transportin dhe ruajtjen, përpunimin dhe furnizimin, shpërndarjen, përgatitjen dhe konsumin”. Megjithatë, sistemet ushqimore shkojnë përtej këtyre aktiviteteve, si menaxhimi i mbetjeve ushqimore dhe i humbjes së ushqimit, ambalazhimi, plehrat, etj. Të gjitha këto aktivitete dhe akterë që ndërveprojnë me njëri-tjetrin krijojnë një sistem shumë kompleks i cili në shumicën e rasteve (siç vërehet në mbarë botën) nuk është i qëndrueshëm. Pra, sfida e madhe e dekadës së fundit është se si mund t’i transformojmë sistemet ushqimore konvencionale në ato që janë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Kjo sfidë është e pranishme edhe në Kosovë. Sistemi ushqimor përballet me shumë pengesa, si mungesa e monitorimit të prodhimit të ushqimit, artikuj ushqimor të përpunuar së tepërmi që nuk promovojnë ndonjë dietë të shëndetshme dhe ushqyese, menaxhim i dobët i mbeturinave ushqimore, për të përmendur disa prej tyre. Kjo shkakton probleme në 3 dimensione, në atë social, ekonomik dhe mjedisor. Prodhimi dhe konsumi i qëndrueshëm i ushqimit, krahas zhvillimit të viseve rurale dhe fermerëve, parashihen edhe në marrëveshjet dhe deklaratat rajonale për Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova. Ky publikim do të analizojë problemet dhe sfidat e Kosovës në këtë drejtim dhe do të ofron rekomandime se çfarë mund të bëhet për avancimin e kësaj çështjeje.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher