Më 9 dhjetor 2025, në Prishtinë u mbajt një diskutim Business Talks.
Diskutimi u fokusua në temën “Zbatimi i Efikas i Masave të Qeverisë për Mallrat që Tranzitohen nga Serbia”, me të ftuar kryesor Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës, z. Agron Llugaliu.
Takimi mblodhi bizneset për të adresuar pyetjet e tyre në lidhje me zbatimin e masave të sigurisë për mallrat që tranzitohen nga Serbia dhe për të marrë sqarime të drejtpërdrejta mbi proceset përkatëse. Pjesëmarrësit u njoftuan edhe për zhvillimet e fundit të orientuara drejt përmirësimit të procedurave doganore dhe patën mundësinë të adresojnë çështje me prioritet për komunitetin e biznesit.