Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Integrimi në BE dhe Transformimi Digjital: Sfidat për Ekonominë e Kosovës në Rrugën drejt BE-së

Takimi i bursistëve aktualë dhe alumnive të KAS Kosovë, 04–05 Tetor 2025, Prevallë

Fondacioni Konrad-Adenauer mblodhi bursistët aktualë dhe ish-bursistët në një takim dyditor të rrjetit Alumni, për të diskutuar integrimin në BE, transformimin digjital dhe rolin e inteligjencës artificiale në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Pjesëmarrësit morën pjesë në ligjërata, punëtori praktike dhe punë në grupe mbi përdorimin e teknologjive digjitale për avancimin e procesit integrues.

Asset Publisher

Shpërndaj

Më 4–5 tetor 2025, Fondacioni Konrad-Adenauer (KAS) organizoi në Prevalla, Prizren, takimin dyditor të bursistëve aktualë dhe alumnive të KAS Kosovë me temën “EU Integration and Digital Transformation: Challenges for Kosovo's Economy on the Road to the EU”. Ky takim shërbeu si platformë për rrjetëzim, shkëmbim profesional dhe forcim të komunitetit të alumnive të fondacionit.
Ligjërata kryesore u mbajt nga Valon Canhasi, ekspert i marketingut digjital dhe themelues i Hallakate dhe Shkolla AI. Ai prezantoi temën Integrimi në BE dhe Transformimi Digjital: Sfidat për Ekonominë e Kosovës dhe udhëhoqi punëtoritë pasuese. Sesioni i parë Çfarë kuptojmë me transformim digjital? shpjegoi konceptet bazë të modernizimit teknologjik dhe të qeverisjes digjitale.
Pas drekës, pjesëmarrësit vazhduan me temën Potenciali i Kosovës në transformimin digjital dhe çfarë nënkupton kjo për procesin e integrimit në BE, duke analizuar mënyrën se si inovacioni, infrastruktura digjitale dhe reformat institucionale ndikojnë në procesin integrues. Në vazhdim, ata punuan në grupe për të hartuar projekte të vogla me temën Integrimi i teknologjisë digjitale në institucionet publike. Projekte u prezantuan, u zhvillua diskutim i hapur dhe dita u përmbyll me një përmbledhje të shkurtër, para darkës.
Dita e dytë nisi me sesionin Bazat dhe potenciali i inteligjencës artificiale, ku pjesëmarrësit u njohën me konceptet themelore të IA-së. Pas pushimit të kafesë dhe çregjistrimit, vijoi sesioni IA në ekonomi dhe integrimin evropian, duke trajtuar ndikimin e teknologjive të reja në konkurrueshmëri, shërbime publike dhe përafrim me standardet e BE-së.
Pas drekës, programi vazhdoi me punëtorinë Aplikimet praktike të IA-së, etika dhe strategjia, si dhe sesionin Modelet gjenerative dhe ChatGPT, ku u diskutuan mundësitë, rreziqet dhe përdorimet konkrete. Takimi u përmbyll me diskutim të hapur, përmbledhje të ditës së dytë dhe fjalët përmbyllëse të shoqëruara me një vlerësim interaktiv.
Takimi i alumnive forcoi rrjetin e KAS në Kosovë, nxitI bashkëpunime të reja dhe ofroi një perspektivë të qartë mbi rolin e profesionistëve të rinj në të ardhmen digjitale dhe evropiane të vendit.

 

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher