Marrëdhëniet ndërkombëtare, dialogu Kosovë-Serbi dhe pozicionimi ideologjik
Anketa e korrikut 2026 me 900 respondentë tregon se qytetarët e Kosovës i shohin partneritetet euroatlantike si thelbësore përballë pasigurisë ndërkombëtare. SHBA-ja është partneri kryesor politik për 88.5%, ndërsa 64.5% e konsiderojnë NATO-n mbështetësen kryesore që nga viti 1999. Qytetarët parapëlqejnë bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në dhe BE-në dhe kujdes ndaj investimeve kineze.
Besimi në dialogun Kosovë–Serbi mbetet i kufizuar; kërkohet përfshirje e fuqishme amerikane dhe njohja si kusht për marrëveshje.
Pozicionimi ideologjik mbetet i paqartë, por qytetarët mbështesin ndërhyrjen shtetërore në ekonomi, mbrojtjen e punëtorëve, barazinë gjinore, mbrojtjen e mjedisit dhe kompetenca më të gjera shtetërore gjatë kërcënimeve ndaj sigurisë së vendit.