Asset Publisher

kontribute per aktivitetet

Perspektivat për një të ardhme europiane të Shqipërisë

Fondacioni Konrad Adenauer-Shqipëri në bashkëpunim me „Akademia Politike “organizuan forumin “Perspektivat për një të ardhme europiane të Shqipërisë” me pjesëmarrës anëtarë të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të Parlamentit Europian, për të diskutuar mbi situatën aktuale politike në Shqipëri si dhe mbi perspektivat e vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian, me një fokus të veçantë te sfidat dhe qëllimet e trupëzuara në këtë proces.

Asset Publisher

​​​​​​​ ​​​​​​​

Të ftuar nderi në këtë panel ishin, kryetari i partisë së Unionit Kristian Demokrat Z. Armin Laschet, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Z. Lulzim Basha, anëtari i Parlamentit Europian Z. Michael Gahler, ish-eurodeputeti Elmar Brok si dhe deputeti austriak, Z. Reinhold Lopatka.

Drejtori i fondacionit Z. Tobias Rüttershoff theksoi në fjalën e tij hapëse detyrimet e të gjithë forcave politike në Shqipëri, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme në Prill 2021, për të plotësuar kushtet e nevojshme për zgjedhje të lira dhe të drejta. Ai shtoi përveç të tjerash se vëmendja më e madhe i duhet kushtuar sfidave të vendit drejt integrimit në familjen e madhe europiane. Në fokus të fjalimit të tij ishin gjithashtu zhvillimet e fundit socio-ekonomike, përkatësisht emigrimi masiv i fuqisë intelektuale të vendit, kushtet e pafavorshme ekonomike për zhvillimin e biznesit të vogël si dhe implementimi i reformës në drejtësi. Duke ju bashkuar Z. Rüttershoff, kreu i Partisë Kristian Demokrate Armin Laschet shprehu se Shqipëria ende ka nevojë për përmirësim për sa i përket çështjeve ekonomike. A shtoi se modernizimi dhe stabilizimi i Ballkanit Perëndimor është në interesin e Bashkimit Europian prej ku theksoi edhe rolin e kësaj të fundit për  forcimin e lidhjeve me Shqipërinë në planin kulturor, ekonomik, shkencor dhe artistik.

Gatishmërisë së BE-së për të forcuar lidhjet i’u bashkua dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili shprehu vullnetin e forcës së tij politike për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët strategjikë ndërkombëtare dhe me anëtarët e tjerë të Bashkimit Europian në mënyrë që rruga e integrimit të Shqipërise në union të përshpejtohet. Integrimi i Shqipërisë dhe pjesës tjetër të ballkanit perëndimor u theksua si çështje e rëndësishme edhe nga deputeti austriak Reinhold Lopatka i cili nënvizoi se shqiptarët kanë pasur dhe do të kenë gjithmonë mbështetjen e shtetit austriak në procesin e anëtarësimit. Eurodeputetët Michael Gahler dhe Elmar Brok nxitën përveç të tjerash diskutimin për lirinë e shtypit në Shqipëri dhe reformën në drejtësi. Gahler vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në reformën në drejtësi por shprehu se rezultat e plota të këtyre ndryshimeve mbeten ende për tu parë. Për sa i përket lirisë së medias Gahler shprehu shqetësimin e tij në lidhje me legjislacionin e ri.

 

Asset Publisher

personi i kontaktit

Klaudja Zerva

Klaudja Zerva bild

Koordinatore Projekti

Klaudja.Zerva@kas.de +355 4 22 66 525

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher

për këtë seri

Fondacioni Konrad-Adenauer, institucionet e saj arsimore, qendrat arsimore dhe zyrat në vendet e huaja, për çdo vit ofrojnë disa mijëra evenimente rreth temave të ndryshme. Rreth konferencave ekskluzive, rreth evenimenteve, simpoziumeve etj. ne për Ju raportojmë aktualisht dhe eksklusizisht në www.kas.de. Përveç përmbledhjes përmbajtësore, Ju këtu mund të gjeni edhe materiale të tjera si fotografi, dorëshkrime të fjalimeve, fragmente video ose audio.

Asset Publisher