Asset Publisher

kontribute per aktivitetet

Sfida dhe Vizione në Sistemin Shëndetësor

Fondacioni Konrad Adenauer organizoi më 21 shkurt konferencën "Sfida dhe Vizione në Sistemin Shëndetësor "

Asset Publisher

Konferenca u hap me fjalën përshëndetëse të drejtorit të KAS në Shqipëri, Dr. Tobias Rüttershoff. Më pas ai theksoi në fjalën e tij rëndësinë e sektorit të shëndetësisë për Shqipërinë dhe Gjermaninë dhe ngriti çështjen e largimit te mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria.

Prof. Tritan Shehu prezantoi botimin "Sistemet shëndetësore në Ballkanin Perëndimor", si rezultat i konferences së fundit në prill 2019. Ai vuri theksin te përafrimi i sistemeve shëndetësore në Ballkan, në mënyrë që problemet të trajtohen dhe zgjidhen duke bashkëpunuar me njëri tjetrin.

Prof. Sali Berisha më pas apeloi për përmirësimin e kushteve të këqija në sistemin shëndetësor në Shqipëri. Ai tha se në Shqipëri ka vetëm një mjek për çdo 1200 qytetarë, gjë që është e papërgjegjshme. Ende nuk ka specialistë të mjaftueshëm si gjinekologë ose pediatër. Politika dhe kujdesi shëndetësor janë të lidhura drejtpërdrejt me njëra tjetrën dhe prandaj është e nevojshme të bëhen investime të reja nga ana e qeverisë.

Me anë të një leksioni të shkurtër mbi Partneritetin Publik Privat (PPP) Martin Henze i informoi pjesëmarrësit mbi një model të suksesshem bashkëpunimi midis shtetit dhe ekonomisë. Për këtë ai solli shembuj praktikë nga Gjermania dhe vendet e tjera në BE.

Albana Wokshi tregoi qartë problemet që Shqipëria ka aktualisht me dhënien e koncesioneve. Ajo kritikoi korrupsionin dhe nepotizmin në dhënien e koncesioneve. Ajo tha se punonjësit që punojnë për një kompani koncesionare nuk punojnë për qytetarin, por vetëm për kompaninë koncesionare, e cila po dëmton seriozisht sistemin e kujdesit shëndetësor. Sipas saj, koncesionet janë një përfitim për kompanitë dhe një humbje e qartë për qytetarët.

Nga Kosova e mori fjalën Dr. Naser Rugova. Vullneti për të ndryshuar tani është bërë i qartë në Kosovë përmes zgjedhjeve dhe ai shpreson se kjo gjë do të ndodhe edhe në Shqipëri në të ardhmen. Shpërdorimi i fondeve duhet të luftohet dhe pagat në sistemin e kujdesit shëndetësor duhet të përmirësohen ndjeshëm, në mënyrë që të kemi një sistem shëndetësor, i cili nuk vuan nga largimi i fuqisë punëtore të kualifikuar.

Konferenca u mbyll mbas një diskutimi shumë të gjallë të të pranishmëve.

Asset Publisher

personi i kontaktit

Klaudja Zerva

Klaudja Zerva bild

Koordinatore Projekti

Klaudja.Zerva@kas.de +355 4 22 66 525

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher

për këtë seri

Fondacioni Konrad-Adenauer, institucionet e saj arsimore, qendrat arsimore dhe zyrat në vendet e huaja, për çdo vit ofrojnë disa mijëra evenimente rreth temave të ndryshme. Rreth konferencave ekskluzive, rreth evenimenteve, simpoziumeve etj. ne për Ju raportojmë aktualisht dhe eksklusizisht në www.kas.de. Përveç përmbledhjes përmbajtësore, Ju këtu mund të gjeni edhe materiale të tjera si fotografi, dorëshkrime të fjalimeve, fragmente video ose audio.