Xuất bản thông tin

Báo cáo quốc gia

Raport i Fondacionit „Konrad Adenauer“ mbi Klimën në Shqipëri - 2011

của Dr. Willibold Frehner
Në Shqipëri, debati mbi ndryshimin e klimës nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm as në politikë, as në media e as në shoqëri. Kjo ndodh për shkak të faktit se pas rënies së komunizmit - 20 vjet më parë - problemet e tranzicionit në fushat e politikës, ekonomisë dhe asaj sociale, kanë prioritete të larta (çështjet e hapjes së vendeve të reja të punës apo sigurimi i të ardhurave, shihen si shumë më të rëndësishme se sa ndryshimet klimaterike).

Xuất bản thông tin

Në Shqipëri, debati mbi ndryshimin e klimës nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm as në politikë, as në media e as në shoqëri. Kjo ndodh për shkak të faktit se pas rënies së komunizmit - 20 vjet më parë - problemet e tranzicionit në fushat e politikës, ekonomisë dhe asaj sociale, kanë prioritete të larta (çështjet e hapjes së vendeve të reja të punës apo sigurimi i të ardhurave, shihen si shumë më të rëndësishme se sa ndryshimet klimaterike).

Por kjo ndodh pjesërisht edhe për shkak se kontributi i Shqipërisë në efektin global serë, është relativisht i vogël në ditët e sotme, dhe se ndikimi i ndryshimeve klimaterike mbi Shqipërinë, nga shumëkush sot në vend, nuk perceptohet si duhet.

Por gjithsesi, kjo nuk do të thotë se Shqipëria përballë cështjes së ndryshimeve të klimës të jetë shfaqur indiferente dhe pasive. Në vitin 1995, Shqipëria ratifikoi Konventën për Ndryshimet Klimatike (UNFÇC). Në vitin 2004, miratoi një ligj për të ratifikuar Protokollin e Kiotos dhe për ta zbatuar atë në vend. Prej vitit 1998, është ngritur në Ministrinë e Mjedisit të Shqipërisë, një zyrë e veçantë. Me mbështetjen e UNDP-së, kjo zyrë merret posaçërisht me çështjet e ndryshimit të klimës dhe impaktin e saj në situatën energjetike në vend.

Kontributi i Shqipërisë në efektin global serë është i vogël

Shqipëria si shtet - tani për tani - kontribon relativisht pak në efektin global serë. Pasi në industrinë e rëndë (si metalurgjia) qysh nga koha e komunizmit, për shkak të amortizimit dhe mungesës së rentabilitetit, nuk është investuar më dhe nuk është shfrytëzuar më intensivisht, emisionet CO2 kanë pësuar rënie. Vetëm kohëve të fundit aty po përpunohen sërish metalet (sidomos në zonën e Elbasanit). Një arsye e dytë e rëndësishme është se rreth 90% e energjisë së Shqipërisë (95% të energjisë elektrike) e prodhojnë hidrocentralet dhe prej tyre nuk përftohen thuajse fare emisione CO2.

Një arsye e tretë e rëndësishme është se konsumi i energjisë për frymë në Shqipëri është relativisht i vogël. Emisionet e gazrave serë për frymë në Shqipëri shkojnë në rreth tre ton, çka regjistrohet nën mesataren (në vendet e industrializuara, emisionet shënohen rreth katër herë më të larta) e vendeve të industrializuara.

Transporti, qarkullimi publik dhe bujqësia janë nga sektorët kryesorë në Shqipëri, përgjegjës për lëshimin e gazrave që shkaktojnë efektin serë. Megjithatë, duhet theksuar se ekonomia e Shqipërisë ka pësuar një rritje galopante përgjatë 15 viteve të fundit. Nevoja dhe konsumi i energjisë nisur nga ky përfundim, ka pësuar gjithashtu nje rritje të shpejtë.

Prej vitesh vihet re një rritje mesatare e GDP-së, prej 6% në vit. Sektori i transportit me rritjen e tij të shpejtë është shndërruar si pasojë edhe në kontributorin më të madh të emisioneve CO2 në atmosferë.

Pasojat e ndryshimit të klimës globale për Shqipërinë

Ndonëse Shqipëria vetë kontribon më një vlerë relativisht të ulët të emisioneve të gazrave serë, pasojat në rritje të emisioneve globale për vendin janë tashmë të dukshme. Shqipëria do të ndikohet (dhe tashmë madje është e përfshirë nga):

Temperatura në rritje (në vitin 2050, pritet një rritje mesatare e temperaturave vjetore me 2 gradë C dhe në vitin 2100 me 4 gradë, krahasur me sot);

Mungesa e reshjeve (në vitin 2050, pritet një pakësim i reshjeve vjetore prej 5-10%, ndërsa në vitin 2100 madje edhe nga 10 - 20% në krahasim me sot);

Parregullsira atmosferike, sidomos reshje të furishme;

Rritja e nivelit të detit (niveli i detit mund të rritet deri në vitin 2100 me 50 centimetra).

Deri në vitin 2050, rreth 60.000 njerëz pritet të preken drejtpërdrejt nga ndryshimet e shkaktuara nga efektet e ndryshimeve klimaterike, në 2100 numri mund të shkojë edhe mbi 100.000 vetë.

Qysh sot janë shënuar fenomenet e mëposhtme, gjë e cila ka gjasa të përforcohet në mënyrë të konsiderueshme në të ardhmen:

Rritja e temperaturave mesatare vjetore (stinët e shkurtra dimërore dhe thatësira të tejzgjatura në verë);

Shtim i numrit të ditëve me diell dhe reduktim i reshjeve;

Lagështia e madhe në një ditë të nxehtë, me një frekuencë më të madhe të reshjeve të rënda;

Deti Adriatik është i prekur fort nga ngrohja globale: Uji është aktualisht në rritje në rreth një centimetër një vit dhe Deti Adriatik është ngrohur që nga viti 1970, me një gjysmë gradë Celsius;

Peizazhi malor me temperatura zakonisht të ftohta dhe afërsia me brigjet e ngrohta mesdhetare, favorizojnë një rritje të reshjeve, intensiteti i të cilave është i vështirë të parashikohet. Harku kohor i reshjeve të tilla e ndryshon intensitetin shumë më fort se më parë.

Mund të vërehet qysh në ditët e sotme, se ditët e verës (sidomos të muajit gusht kanë shënuar një rritje të fortë në volumin e ditëvë të nxehta), shënojnë periudha më të gjata të thatësirës. Dimrat janë shkurtuar në kohëzgjatje, por janë shtuar reshjet e shpeshta e të rënda, të cilat përgjatë vitit 2010, në muajt janar dhe dhjetor, shkaktuan përmbytje dramatike të qytetit të Shkodrës (në veri të Shqipërisë, vendosur mbi lumin Drin).

Sipërfaqja e Detit Adriatik është rritur tashmë nga disa cm (dhe ndoshta do të vazhdojë të rritet) dhe ka çuar ndërkohë në dëme të rënda për ekonomitë e zonës bujqësore bregdetare. Fushat e tokat bujqësore, pyjet e pishave dhe liqenet përmbajnë tashmë shumë kripë dhe burimet e ujit të pijshëm nuk janë më të përdorshme.

Masat e qeverisë shqiptare për ndryshimet klimaterike

Qeveria e Republikës së Shqipërisë është marrë relativisht herët me problemin e "ndryshimeve klimaterike", duke adresuar në kohë tematikën. Në vitin 1995, u ratifikua „Konventa Kornizë për Ndryshimet Klimaterike (UNFÇC) e Kombeve të Bashkuara. Siç është përmendur këtu edhe më parë, Ministria e Mjedisit, përgjegjëse për çështjen në fjalë, ka ngritur qysh prej vitit 1998 një zyrë për t'u marrë me tematikën përkatëse duke u koordinuar me UNDP-në.

Në një hap të parë, u piketuan fusha bashkëpunimi për të vënë në zbatim Konventën për Mbrojtjen e Klimës (ratifikuar nga qeveria, me një ligj të posaçëm në vitin 1995).

Rreth 30% e sipërfaqes së Shqipërisë është e pyllëzuar. Në traditën e sistemit komunist, përgjegjës dhe mbikqyrës i tokës pyjore ishte shteti. Ngaqë shteti në këtë fushë funksiononte shumë keq, ndodhi që çdo shqiptar mori nga pylli gjithmonë atë çka donte dhe çka kishte nevojë.

Në vitin 1999, u hartua një strategji për ruajtjen e biodiversitetit dhe në vitin 2001 u miratua një plan strategjik për menaxhimin e pyjeve. Në vitin 2008, Ministria e Mjedisit përgatiti një ndryshim në fushat e detyrimeve dhe përgjegjësive të saj, duke miratuar një ligj që u jepte autoriteteve lokale më shumë përgjegjësi për menaxhimin e pyjeve e kullotave.

Me ketë hap synohet të reduktohet shfrytëzimi i egër i pyjeve dhe të stopohet prerja pa kriter e drurëve. Që nga viti 2000, sipërfaqja e pyjeve ka nisur sërish të shtohet.

Shfrytëzimi i tokave për kullota nga fermerët dhe prerjet pa kriter të drurëve për t´i përdorur për ngrohje në ekonomitë shtëpiake, kishte çuar deri në disa vite më parë në një rënie drastike të sipërfaqeve pyjore në Shqipëri. Në vitin 1991, për shkak të gjendjes ekonomike shumë të keqe të njerëzve, u prenë shumë pyje. Dhe prodhimi i gazrave serë pikërisht në këtë periudhë, edhe për shkak të djegies së pyjeve njohu një rritje shumë të lartë. Deri në vitin 1997, emisionet nisën të binin dhe vetëm pas këtij viti, si pasojë edhe e rritjes ekonomike, ato nisën të shtoheshin sërish.

Programet e hartuara e miratuara nga qeveria synojnë tashmë ripyllëzimin e sipërfaqeve dhe mbrojtjen e tokës nga erozioni, përmirësimin e cilësisë së ujit dhe rritjen e biodiversitetit.

Në vitin 2004, u miratua një ligj për të zbatuar vendimet e „Protokollit të Kiotos (1997), e ratifikuar më parë nga qeveria shqiptare. Ky ligj i vitit 2004, përbën kësisoj edhe bazën për ndërmarrjen e një sërë aktivitetesh dhe programeve për mbrojtjen e mjedisit (Clean Development Mechanism) në bashkëpunim me Bankën Botërore, Bashkëpunimin Teknik Austriak për Zhvillim dhe Qeverinë Italiane.

Në vitin 2008, u hartua nga ana e Ministrisë së Mjedisit, një Strategji Kombëtare për Ndryshimet Klimaterike. Kjo strategji (2007 - 2013) u miratua nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë. Strategjia Kombëtare përfshin fushat e energjisë, transportit, zhvillimit industrial, atë të përdorimit të teknikave miqësore ndaj mjedisit, etj.

Strategjia gjithashtu flet edhe për mënyrën se si do të sensibilizohet më shumë popullsia për të ruajtur mjedisin dhe se si të zbatohen konkretisht idetë e strategjisë së mësipërme.

Programet, bashkëpunimet dhe marrëveshjet e Qeverisë së Shqipërisë në vitet e fundit kanë për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm dhe implementimin e projekteve në lidhje me ndryshimet e klimës. Temat e këtyre programeve janë të ndryshme:

reduktimi i emisioneve CO2, ripyllëzimi i sipërfaqeve pyjore, ndërtimi i impianteve të tjera të prodhimit të energjisë hidro, rritja e biodiversitetit, efikasiteti i përmirësuar i energjisë, përdorimi i materialeve të riciklueshme dhe burimeve të rinovueshme, rritja e përdorimit të paneleve diellore, reduktimi dhe parandalimi i erozionit të tokës.

Studimet shkencore

Ka një numër të studimeve shkencore që merren me ndryshimet klimaterike në vitet e fundit në Shqipëri dhe që trajtojnë efektet e ndryshimit të klimës, duke u konfrontuar me programet e qeverisë për të arritur rezultatet e kërkuara:

Raporti i Vlerësimi të vendit mbi Ndryshimet Klimatike (2005);

Komunikimi i dytë Kombëtar i Shqipërisë në Konventën Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (2009);

Dokumenti Politik mbi Politikat shqiptare për “Carbon Finance” (2009);

Vlerësimet mbi ndryshimet e Klimës - Një vlerësim i Ndryshimeve Klimaterike, rrezikut dhe përshtatja në shqip për sektorin e Energjisë (2009 Climate Vulnerability Assessments – An Assessment of Climate Change Vulnerability, Risk, and Adaption in Albanians Energy Sector).

Studimet e tanishme shkencore tregojnë se Shqipëria do të jetë një nga vendet më të prekura në Europë nga ndryshimet e klimës. Ngjarje dhe fenomene ekstreme atmosferike si: reshje madhore, periudha të tejzgjatura thatësire, por edhe rritje të nivelit të Detit Adriatik, pritet të jenë ndër pasojat bazë. Shqetësuese është se kapacitetet e qeverisë dhe të vendit, janë mjaft modeste e të ulëta, në mënyrë që të përballojë efektet e sipërpëmendura që vijnë si pasojë e ndryshimeve klimaterike.

Ndryshimi i klimës në median shqiptare

Siç u përmend më herët, ndryshimet klimaterike luajnë në politikën dhe në median vendase në Shqipëeri, ende një rol dytësor. Çështjeve të brendshme, si: korrupsioni, politika ekonomike dhe sidomos atyre aktuale të mosmarrëveshjeve të gjata politike mes qeverisë dhe opozitës në parlament, u jepet një vlerë prioritare në diskutim. Kjo prirje pritet të ndryshojë vetëm atëherë kur vendi të bëhet objekt i katastrofave natyrore që vijnë si pasojë e ndryshimeve klimaterike.

Në janar 2010, dhe përsëri në dhjetor 2010, lumi më i madh i Shqipërisë, pas shirave të rënda, doli nga shtrati i vet. Flitet për përmbytjet më të mëdha që ka regjistruar lumi Drin për më shumë se 150 vjet. Rreth 50% e zonës së qytetit të Shkodrës (115.000 banorë) mbeti për disa ditë nën pushtetin e ujit. Dëme të Mëdha u shkaktuan në ndërtesa, disa prej të cilave qysh kur ishin gritur nuk posedonin leje zyrtare, ndërsa ishin ndërtuar në afërsi të brigjeve të lumit. Në lidhje me këto fatkeqësi, media raportoi gjerësisht. Por duke mos u marrë në thelb me sfondin dhe problematikën e vërtetë të përmbytjeve.

Mediat, ashtusikurse edhe në mbarë botën, edhe në Shqipëri, raportojnë me kënaqësi kur ndodhin fatkeqësi apo sensacione të bujshme, porse sfondi dhe problamatika konkrete ku të diskutohet mbi efektet afatgjata të ndryshimeve të klimës në vend, janë shumë sporadike dhe sipërfaqësore nga ana e këtyre të fundit.

Pasojave të ndryshimeve klimaterike në gjirin e popullsisë, ende i kushtohet shumë pak vëmendje. Popullata vijon të ndërtojë sa më afër bregdetit dhe gjithashtu pranë lumenjve të rrezikuar nga përmbytjet. Edhe ndalimet apo kufizimet nuk merren shumë parasysh.

Ende shumica e popullsisë nuk është informuar dhe ndërgjegjësuar sa duhet mbi shkaqet dhe pasojat që lidhen me ndryshimet klimaterike globale dhe ndikimin e tyre në jetët e tyre të përditshme.

Perspektivat

Shqipëria është një nga vendet më të pasura me rezerva ujore, vlerësuar nga numri i lumenjve ( mbart njëmbëdhjetë lumenj të mëdhenj). Por në Shqipëri, vetëm rreth 35% e këtyre rezervave është përdorur në hidrocentrale. Investitorët janë të inkurajuar nga Qeveria për t´a shfrytëzuar këtë potencial. Energjia e erës, energjia diellore dhe gjenerimi i energjisë të përftuar nga biomasa, nuk përbëjnë ende një temë debati në Shqipëri. Megjithatë, ekziston një potencial madhor për investitorët në fushën e energjisë së rinovueshme.

Ministria e Mjedisit premton të bëjë gjithçka për për t´u përballur me ndryshimet klimaterike. Ministri shqiptar i Mjedisit mori pjesë në krye të një delegacioni me specialistë në Samitin e Klimës në Kankun (Dhjetor 2010).

Ashtu sikurse edhe pritej nga vendi i vogël në këtë Konferencë, Shqipëria nuk luajti ndonjë rol të rëndësishëm dhe të qënësishëm në punimet e saj. Në Shqipëri, ndryshimet klimaterike do të vijojnë të mos luajnë edhe gjatë viteve të ardhshme, ndonjë rol të rëndësishëm në debatin politik.

Megjithatë, ka një faktor tjetër që do mund ta nxiste këtë prirje. Shqipëria do të bashkohet me BE-në. Mbrojtja e mjedisit dhe ndryshimet klimaterike janë çështje të cilat, natyrisht, do të duhej të trajtoheshin me kujdesin e duhur për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE. Dhe qeveria shqiptare është e motivuar të plotësojë e zbatojë reformat që çojnë në përmbushjen e kërkesaeve dhe standardeve europiane.

Por, edhe këtu duhet theksuar se në lidhje me ndryshimin e klimës dhe mbrojtjen e mjedisit, haset një vullnet i qeverisë shqiptare për të përmbushur reformat, porse mungojnë burimet financiare dhe kapacitetet reale vlerësohen si shumë të kufizuara.

Megjithatë, Kabineti Berisha pas përmbytjeve në zonën e Shkodrës, është mbledhur disa herë dhe ka vendosur t´i trajtojë në mënyrë shkencore problemet me përmbytjet mbi lumin Drin, duke zhvilluar strategji konstruktive dhe adekuate për parandalimin e përmbytjeve. Jo vetëm opozita dyshon se strategji të tilla do të mund të zbatoheshin shpejt në kohë.

μερίδιο

Xuất bản thông tin

comment-portlet

Xuất bản thông tin

được cung cấp bởi

Auslandsbüro Albanien

Xuất bản thông tin

về loạt bài này

Quỹ Konrad-Adenauer có văn phòng đại diện riêng tại gần 70 quốc gia trên năm châu lục. Các nhân viên nước ngoài tại chỗ có khả năng thông tin đầu tiên về các kết quả hiện tại và sự các tiến bộ lâu dài tại quốc gia hoạt động của họ. Trong phần „báo cáo quốc gia“, họ cung cấp cho người sử dụng trang web của quỹ Konrad-Adenauer những bản phân tích, các thông tin phía sau cùng các bài nhận định độc quyền.

Xuất bản thông tin